Lifestyle
WhatsApp paralajmëron një veçori të re
WhatsApp kohët e fundit filloi të testojë mundësinë që ju të dërgoni mesazhe tek vetja juaj, gjë që mund të jetë shumë e rëndësishme për të mbajtur shënime. Tani, platforma e mesazheve ka filluar të shpërndajë funksionin ‘Message Yourself’ për përdoruesit. Ja çfarë duhet të bëni.
Ju do të jeni në gjendje të gjeni emrin tuaj në krye të listës së kontakteve dhe klikimi mbi të do t’ju ndihmojë të filloni një bisedë me veten tuaj. Numri yt do të ketë prapashtesën “Ti” pranë emrit të bisedës . Nuk do të jetë e nevojshme të ruani numrin tuaj fillimisht për të hyrë në bisedë me vete.
Veçoria ‘Message Yourself’ nuk është e disponueshme për mua në pajisjen time iOS tani, por shfaqet në WhatsApp Web. WhatsApp thotë se funksioni do të jetë i disponueshëm për përdoruesit e Android dhe iOS në javët e ardhshme. Pra, thjesht prisni edhe pak.