Connect with us

Bota

Përdhunues nga Afrika shkojnë në Luftë

Rusia është kritikuar së fundmi në lidhje me skemën që ajo përdor për rekrutimin e përdhunuesve apo vrasësve, të cilët do të dërgohen në Ukrainë në luftë.

Grupi i famshëm rus “Wagner” po rekruton së fundmi rebelë të rrezikshëm të mbyllur në burgjet e Republikës së Afrikës Qendrore, duke i paguar ata që të shkojnë në zonën e Donbas në Ukrainë.

Referuar raporteve ndërkombëtare, Rusia po merr nën kontroll një numër të lartë rebelësh të armatosur për të vënë kontrollin  në një pjesë të mirë të territorit, këta të fundit të mbajtur në burgjet vendase për krime të rënda, si përdhunim apo vrasje.

Rekrutimi i tyre nga “Wagner Group” përfshin qindra luftëtarë, të cilëve iu referohen me termin “Rusët me ngjyrë”. Këta të fundit, karakterizohen nga dhuna dhe intimidimi i pashembullt kundër civilëve dhe forcave të armatosura.

Sipas The Daily Beast, shumica e kriminelëve në fjalë, të akuzuar për vepra shumë të rënda penale, janë mbajtur në burgje të një sigurie jo të lartë.

Grupi famëkeq “Wagner” është përpjekur vazhdimisht që të afrojë pranë vetes të burgosur, por nuk është se ka pasur shumë fat në këtë drejtim. Kreu i këtij grupimi, Yevgeni Prigozhin, nisi një tur në burgjet ruse për të bërë të mundur rekrutimin e sa më shumë ushtarëve për t’i dërguar në Ukrainë, në luftë.

Deri më tani, referuar raporteve, Prigohin ka arritur të rekrutojë mbi 6 mijë të burgosur për t’i nisur në luftë në Ukrainë, duke iu premtuar atyre lirim nga burgu dhe një pagë mujore, që varion nga 1500 – 3000 dollarë në muaj.

Advertisement