✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

NUK DO TA KESH TE LEHTE ME VELIAJN/ XHELAL MZIU: EDI RAMA KA SOCIALISTET KUNDER

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se s’do ta ketë të lehtë përballjen me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Mziu tha se shumica e socialistëve, në biseda private, nuk kanë të njëjtën qasje me kryeministrin Rama.

“Është në drejtën e tij për mos dhënë dorëheqje, jo vetëm se i ka dhënë të drejtë gjykata, por sheh edhe qasjen me kryeministrin, i cili s’është te personat të cilët ka mburojën e tij. E shoh si situatën më të vështirë të PS-së për Tiranën, por edhe jashtë saj. Kjo betejë do të vazhdojë deri më 9 maj”, tha Mziu.

“Unë besoj që s’do ta ketë të kollajtë betejën me Erion Veliajn, sepse kryeministri tashmë është i pozicionuar në kahe të kundërta, sa i përket mbështetjes për Veliajn. Shoh që Veliaj më shumë është i mbrojtur në aspektin e…Socialistët, shumica prej tyre, në biseda private që bëjmë s’kanë të njëjtën qasje me kryeministrin”, vijoi deputeti demokrat

Advertisement