Bota
Mbreti Charles sulmohet sërish me vezë
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/12/chael.jpg)
Mbretin Charles III e ka pritur sot një ‘surprizë’ e pakëndshme, teksa po shijonte shëtitjen e tij në qendër të qytetit Luton në Angli. Një person afrohet dhe i hedh një vezë. Siç raportojnë mediat britanike, autoritetet tashmë kanë arrestuar të dyshuarin, rreth 20 vjeç.
Policia e Bedfordshire ka njoftuar se autoritetet po marrin në pyetje njeriun që dyshohet se hodhi vezën ndaj monarkut.
Kujtohet se më 9 nëntor, Charles dhe gruaja e tij mbretërore, Camilla Parker Bowles, u sulmuan me vezë gjatë vizitës së tyre në New York.
“Ky vend është ndërtuar mbi gjakun e skllevërve ”, bërtiti autori, i cili u arrestua menjëherë nga autoritetet britanike.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)