Connect with us

Politike

Grushti në protestë/ Berisha dëshmon në polici

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pritet të paraqitet sot në polici për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me incidentin që ndodhi në protestën e djeshme.

Burime për Abc bëjnë me dije se mbrëmjen djeshme janë shoqëruar në polici dy truprojat e ish-kryeministrit për të dhënë dëshminë e tyre në lidhje me ngjarjen.

Sali Berisha u sulmua me grusht dje në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Autori është Gert Shehu, i cili aktualisht ndodhet te spitali i Traumës nën masa të rrepta sigurinë, pasi u rrah dje nga truprojat e Berishës, pasi godit me grusht këtë të fundit

Advertisement