Connect with us

Kronike

Merr peng gruan dhe e dhunon për orë të tëra në lokal, arrestohet

• Amarildo Shabani, 33 vjeç, banues në Tiranë, ka marrë peng gruan e tij dhe e ka dhunuar për disa orë. Mësohet se e reja, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije, punon në një farmaci në rrugën “Qazim Vathi”. • Pikërisht në këtë subjekt është paraqitur Shabani, i cili e ka marrë me forcë dhe e ka dërguar në një lokal ku e ka dhunuar për orë të tëra, në kundërshtim me urdhrin e Gjykatës që e kishte pajisur gruan me urdhër mbrojtjeje. • Qëllimi i 33-vjeçarit ka qenë ta bindte atë që të riktheheshin bashkë duke i kërkuar falje për herët e tjera që e ka dhunuar dhe duke i kërkuar falje, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Ndaj, Shabani e ka dhunuar sërish. • Më ndërhyrjen e policisë, 33-vjeçari Amarildo Shabani është vënë në pranga. Gruaja ka rrëfyer para grupit hetimor, pasi ai e dhunonte dhe për shkak të xhelozisë nuk e lejonte të shkonte në punë.

1 ORE ME PARE

“Të lutem më fal, s’do jem më…”/ E mori nga puna dhe e rrahu në një lokal në Tiranë, çfarë i tha 33- vjeçari gruas së tij

33-vjeçari merr peng gruan dhe e dhunon për orë të

policia

TIRANË- Amarildo Shabani 33- vjeç u arrestua sot nga policia në Tiranë pasi ka marrë me forcë bashkëshorten e tij nga vendi i punës dhe më pas e dhunoi atë në një lokal. Mësohet se vajza ishte në urdhër mbrojtje dhe punonte në një farmaci që ndodhet në rrugën “Qazim Vathi”. Ajo është marrë sot me forcë nga bashkëshorti i saj Amarildo Shabani teksa i kërkonte që të ktheheshin bashkë dhe s’do të ishte më xheloz. Sipas dëshmisë së gruas, ai e dhunonte pasi ishte xheloz aq sa nuk e lejonte atë të shkonte në punë.

Policia njoftoi se gruaja ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Amarildo Shabani e ka dërguar atë në një lokal dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës. Shabani pritet të përballet me tre vepra penale referuar rastit: Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

2 ORE ME PARE

E rëndë në Tiranë! 33- vjeçari thyen urdhrin e mbrojtjes, merr gruan me forcë nga puna dhe e rreh në lokal (EMRI)

33-vjeçari merr peng gruan dhe e dhunon për orë të

dhuna ndaj gruas

TIRANË- Një rast i rëndë i dhunës në familje është shënuar ditën e sotme. Policia e Tiranës bën me dije se është vënë në pranga një 33- vjeçar i cili akuzohet se ushtroi dhunë ndaj gruas së tij e cila ishte në urdhër mbrojtjeje. Policia ndër të tjera në njotimin zyrtar, sqaron se 33- vjeçari me emrin Amarildo Shabani, ka marrë me forcë gruan e tij nga subjekti ku punonte në rrugën ‘Qazim Vathi’, e ka dërguar atë në një lokal dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Amarildo Shabani pritet të përballet me tre vepra penale referuar rastit: Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë

I hoqi lirinë dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, falë veprimeve të shpejta profesionale të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit se një shtetas kishte marrë me forcë bashkëshorten e tij nga vendi i saj i punës, e kishte çuar atë në një lokal, pa dëshirën e saj, dhe më pas e kishte dhunuar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale nga shërbimet e Policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Amarildo Shabani 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Ky shtetas ka marrë me forcë bashkëshorten e tij, nga subjekti privat ku ajo punonte, në rrugën “Qazim Vathi”, e ka dërguar në një lokal dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur këtë shtetase me urdhër mbrojtjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement