Sport
Penallti në çdo ndeshje për Argjentinën dhe Messin
Në gjithë historinë e Kampionateve Botërorë, asnjë ekip nuk ka marrë kaq shumë penallti sa Argjentina këtë vit.
Janë plot 4 penallti që ka fituar Argjentina, një në grup ndaj Polonisë, që u humb nga Messi, dhe pastaj në të trija ndeshjet me eleminim direkt.
Jo më kot e shpallin lojtarin më të mirë të ndeshjes përherë, madje edhe kundër Kroacisë, edhe pse sulmuesi tjetër Alvarez shënoi dy gola dhe fitoi penalltinë që u shënua pikërisht nga Messi.
Dhe pikërisht, penalltia ndaj Kroacisë ka hapur shumë polemika.
Ish-futbollistët e famshëm britanikë, nga Neville, tek Keane, thonë se ajo ishte inekzistente.
Kjo, duke qenë se Alvarez e qëlloi topin dhe u përplas me portierin, duke i shkuar atij drejt.
Ja çfarë thonë ata:
Gary Neville: Nuk ka asnjë mënyrë që të jetë një penallti.
Ian Wright: Ata nuk e kontrolluan as VAR-in. Nuk e kam idenë pse. Nuk është kurrë penallti.
Roy Keane: Jam dakord me djemtë, kjo nuk është kurrë një penallti për mua.