Connect with us

Kronike

Genc Tafilit i refuzohet rekursi në Gjykatën e Lartë

Genc Tafilit i dënuar për vrasjen e kryekomisarit Arben Zylyftari, i është refuzuar rekursi në Gjykatën e Lartë. Tafili kërkoi të rrëzonte vendimin e apelit që e riktheu atë në qeli. Tafili është dënua më 25 vite burg, por në nëntor të vitit 2017-të, kur i kishin mbetur edhe 3 vite dënim ai fitoi lirinë me kusht nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha. Tafili duhet të mbante kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës në Krujë, por pas kësaj ai u largua nga Shqipëria.

Në atë kohë vendimi u apelua nga prokuroria e Krujës dhe gjykata e apelit në Tiranë vendosi rikthimin në qeli për të vuajtur dënimin e mbetur. Genc Tafili u arrestua në dhjetor të vitit 2021 në Gjermani teksa po tentonte të udhëtonte drejt Turqisë. Arben Zylyftari u vra më 2 gusht të vitit 2000, kur Policia e Shkodrës organizoi një operacion për arrestimin e Bahri Tafilit, babait të Genc Tafilit që ishte një ndër personat më të kërkuar në atë kohë.

Gjatë operacionit, pati shkëmbim zjarri mes palëve. Për pasojë, mbeti i vrarë Drejtori i Policisë, Arben Zylyftari, si dhe vetë i kërkuari Bahri Tafili. Policia arrestoi Genc Tafilin, dhe vëllain e tij Admir Tafili, duke i akuzuar ato për vrasje në bashkëpunim. Për këtë ngjarje Admir Tafili është dënuar me burg përjetë.

Advertisement