Sport
Ankth për Gianluca Viallin
Ish-futbollisti i kombëtares së Italisë, Gianluca Vialli po kurohet në Londër pasi iu rishfaqën problemet me kancerin në pankreas. Sipas Gazzetta dello Sport, 57-vjeçari po kurohet në Londër për të lënë pas këtë sëmundje të rëndë. Media italiane bën me dije se nëna e Viallit është nisur me urgjencë për në Londër, aty ku do qëndrojë pranë të birit në këto momente të vështira. Vialli ka zgjedhur të kurohet në Londër, në të njëjtin spital ku muaj më parë iu nënshtrua kimioterapisë. Kujtojmë se pak ditë më parë Vialli ka lënë përkohësisht punën në stafin teknik të kombëtares së Italisë, duke u fokusuar totalisht në mposhtjen e sëmundjes.