Kronike
Aksident fatal në Itali, vdes i riu shqiptar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Caselle Torinese të Italisë ku një shqiptar 18 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të frikshëm. Aksidenti ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, kur i riu nga Kosova Blendi Halili ka qenë duke u kthyer nga një festë me automjetin e tij tip ‘Ford’ që ishte në pronësi të prindërve të tij.
Ndërkohë që tre shokët e tij të tjerë, kanë arritur të dalin nga automjeti i shkatërruar, 18 vjeçari nuk arriti të dilte, duke humbur jetën pasi makina shpërtheu në flakë. Të plagosurit, dy 18 vjeçarë dhe një 16 vjeçar janë shtruar në spitalin Ciriè, ku kanë mbërritur me plagë serioze por deri më tani gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme.