Sport
Salah “kryqëzohet” nga fansat myslimanë
ANGLI – Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është kritikuar në rrjetet sociale nga tifozët myslimanë, pasi postoi një foto të familjes së tij pranë një peme të Krishtlindjes. Sulmesi egjiptian, i cili është mysliman, në foton e publikuar në llogaritë e tijë sociale ka shkruar “Gëzuar Krishtlindjet”.
30-vjeçari dhe familja e tij, gruaja Magi dhe vajzat Makka dhe Kayan, pozuan me pizhame të ngjashme për postimin e tij tradicional të Krishtlindjeve. Menjëherë pas këtij postimi, tifozët kanë nisur të “kryqëzojnë” sulmuesin e Liverpool, në rrjetet sociale, ku disa prej tyre shprehen se nga ky moment ata nuk do ta ndjekim më sulmuesin ‘Reds’.
“Unë kam qenë tifoz i Liverpoolit që kur kam lindur, por do të ndaloj së mbështeturi klubin, sepse ju po festoni Krishtlindjet me të krishterët. Sapo më ke humbur si tifoz Mo Salah. Mirupafshim!”,- shkruan një ndjekës.
“Mo Salah, të kam dashur si tifoz i Madridit. Të kam parë si një lojtar të shkëlqyer dhe më ke frymëzuar gjithmonë. Megjithatë, pas këtij postimi në Twitter, nuk mund të të shoh më si modelin tim”,- ka reaguar një tjetër tifoz. “Më ke zhgënjyer. Nëse nuk e fshini këtë postim, do të më duhet të të anuloj ndjekjen”, nënvizon një i tretë.