Aktualitet
“Wizz Air” e kthen avionin në autobuz urban
Avioni i linjës “WizzAir| në datën 1 janar 2023, me destinacion Londrën, i nisur nga Rinasi, ka bërë një ndalesë në Greqi, pasi në bord ka pasur disa shtetas me pasaportë greke.
Lajmin e bën të ditur gazetari i Arben Manaj, që e ka denoncuar këtë fakt përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ose kjo është pjesë e Pakos se Madhe për shqiptarët që trajtohen si asnjë komb tjetër! Mirë që s’ka pasur ndonjë pasagjer për Ruanda! A ka shtet që i mbron shqiptarët!?! Une e di përgjigjen! Nëse e dini, ma konfirmoni gjithësesi!” shkruan Manaj i irrituar në rrjetin social facebook.
Por më pas, komentuesit, kanë nxjerrë edhe itinerarin e lëvizjes së avionit. Dhe siç e evidenton njëri prej tyre, me “FlightRadar24” tregohet fare qartë lëvizja e linjave WizzAir në të gjitha ditët. Dhe janë të shënuara me ngjyrë jeshile.
Vetëm për ditën kur avioni ka ndaluar fillimisht në Selanik dhe pastaj është drejtuar në Londër, është me ngjyrë gri, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për këtë lëvizje të paplanifikuar.
“Mos kanë fluturuar off-record këta, se nuk mund të ketë shpjegim tjetër” shkruan një prej komentuesve.