Connect with us

Bota

Arrestim i djalit të ‘El Chapo’, mbyllen shkollat dhe aeroporti

Pas arrestimit të djalit të bosit të drogës “El Chapo, Ovidio Guzmán-López, ka shpërthyer dhuna në zonat veri-perëndimore të Meksikës.

Mediat vendase kanë raportuar se Ovido Guzmán-López është anëtar i rangut të lartë të kartelit “Sinaloa”, e cila është një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në mbarë botën.

Në qytet janë raportuar të shtëna me armë dhe sulme me makina.

Lajmin e ka konfirmuar dhe kryebashkiaku Juan de Dios Gamez, i cili përmes një postimi në Twitter ka shkuar: “U kërkojmë qytetarëve të Culiacán-it të mos largohen nga shtëpitë për shkak të bllokadave që kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të qytetit”.

 

 

Po ashtu, është bërë më dije se dhe aeroporti lokal është mbyllur përkohësisht dhe madje mësimdhënia në disa shkolla të zonës janë pezulluar në Culiacán. Autoritet meksikane e kishin arrestuar më parë Guzmán-López në vitin 2019, por e liruan atë për të shmangur sulme të përgjakshme në vend.

Departamenti Amerikan i Shtetit pretendon se ai dhe vëllai i tij, Joaquín, janë aktualisht duke mbikëqyrur afërsisht njëmbëdhjetë laboratorë metamfetamine në shtetin e Sinaloa, duke prodhuar rreth 1,300-2,200 kg të drogës në muaj.

Ata kanë thënë gjithashtu se informacionet tregojnë se Guzmán-López urdhëroi vrasjen e informatorëve, një trafikant droge dhe një këngëtari të njohur meksikan që kishte refuzuar të këndonte në dasmën e tij.

 

Advertisement