Pinknews
Kundër lidhjes me Elhaidën? Flet nëna e balerinit
Lidhja e Ehlaida Danit dhe Ledian Agalliaj ka bërë bujë të madhe.
Natën finale të DWS ku çifti u njohën, të pranishëm në sallë ishin edhe prindërit e çiftit.
Ulja ndaras e prindërve të tyre dhe një reagim i nënës së balerinit u përceptua në publik si kundër Elhaidës, rrjedhimisht edhe lidhjes së tyre, por që mesa duket është keqkuptuar.
Në një koment për ‘Vip Magazine’, mamaja e balerinit ka hedhur poshtë lajmet se reagimi në skenë ishte kundër partneres së djalit të saj. Ndreca shprehet se ajo reagoi në atë mënyrë për shkak të padrejtësisë që ju bë Elhaidës, e cila sipas saj e meritonte fitoren.
“Nuk është e vërtetë, reagimi ishte te padrejtësia që iu bë Elhaidës se ajo kërceu shumë bukur, e meritonte të fitonte. Elhaidën e puth fort”, – është shprehur ajo.