Bota
Përplasje midis tifozëve të Romës dhe Napolit, ka të lënduar
Autostrada del Sole u bllokua mes Monte San Savino dhe Arezzo për shkak të përleshjeve midis tifozëve të Romës dhe Napolit, të cilët shpërthyen në zonën e shërbimit të Badia al Pino, ku tifozi i Lazios Gabriele Sandri vdiq më 11 nëntor 2007.
Prandaj korsia veriore e A1 u mbyllu, me pasoja të rënda në trafik. Ultrasit e Napolit ishin nisur drejt Genovas për ndeshjen kundër Sampdorias të planifikuar për në orën 18:00, ndërsa tifozët verdhekuq udhëtonin drejt Milanos, për ndeshjen Milan-Roma, që do të zhvillohet në orën 20:45 në San Siro.
Patrullat e policisë rrugore nga seksioni Battifolle ishin në vendngjarje. Sipas informacioneve fillestare, një i plagosur është dërguar në spitalin e Arezzo-s.
Sipas asaj që është mësuar nga selia e policisë së Arezzo-s në origjinën e përleshjeve përgjatë A1, prita ishte vendosur nga një grup ultras nga Napoli ndaj romanistëve, me të parët që qëlluan me gurë dhe pastaj erdhi reagimi i verdhekuqve.
Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe për të evituar situata të tjera të rrezikshme, ka bllokuar edhe qarkullimin në autostradë dhe vetëm pas disa orave është rihapur. Ndërkohë, vijon identifikimi i tifozëve të Romës dhe të Napolit që u bënë shkak të përplasjeve.