Kosova
Vuçiç: Gjermania kundër serbëve, amerikanët luajalë
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është deklaruar i tensionuar dhe indinjuar ndaj atyre ndërkombëtarëve, në këtë rast gjermanëve, që sipas tij “janë kundër serbëve”, dhe u shpreh se pret presion shumë të madh në ditët në vijim.
“Është e vështirë të zbusësh një njeri, të cilin e qorton çdo ditë dhe nuk i jep asnjë të drejtë atij. Gjermania është një partner i rëndësishëm për ne dhe çdo fjalë e tyre mbetet e rëndësishme për ne. Është e lehtë për mua ta shaj, por duhet të shqetësohuni për atë që thonë gjermanët. Nëse nuk do ta bëja, nëse nuk do ta bëjmë, nuk do ta kemi Serbinë”, tha Vuçiç.
Sipas tij, Serbisë po i bëhet presion i madh nga ndërkombëtarët për një zgjidhje të pafavorshme.
“Presionet janë normale. Detyrë e tyre është ti bëjnë ato. Detyra jonë është të durojmë” – u shpreh Vucic
“Ne dorëzuam Millosheviçin në Hagë. A u bëmë pjesë e BE-së pas kësaj? Jo! Pastaj vramë kryeministrin tonë dhe përsëri nuk jam i sigurt se ishte vetëm punë e duarve të brendshme. Na thanë arrestoni Mlladiçin, Karaxhiçin. Çfarë morëm? Liberalizimin e vizave? Po tani, kur të vendosim sanksionet, do të jetë koha për marrëveshje me Kosovën?” – pyeti presidenti serb. Vuçiç tha se “SHBA është e sinqertë në dëshirën e pavarësisë së plotë të Kosovës” por tha se me amerikanët “është e mundur të bisedohet” sepse “Ata përpiqen të kuptojnë qëndrimin e serbëve”. – “Nuk po them se do të ndryshojnë qëndrim. Nuk do të ndryshojnë, por na dëgjojnë atë që themi. A mund të çojë kjo në diçka për ne – shpresoj, por nuk jam vërtet i sigurt”, tha presidenti serb Aleksander Vucic.