Connect with us

Politike

U përjashtua nga Alibeaj, Bylykbashi: Është akt nul

Nënkryetari i Partisw Demokratike Oerd Bylykbashi ka folur sot për vendimin e Enkelejd Alibeaj për përjashtimin nga grupi të katër deputetëve mes tyre dhe ai vetë. I ftuar nw News 24, Bylykbashi ka sqaruar se përse nuk ka asnjë vlerë ky akt në aspektin politik dhe kushtetues dhe pse është nul.

“Është një llogari e cila po të marrësh parasysh të gjitha shkarkimet duke filluar nga Basha e Alibeaj po bëhen 6, parlamentare dhe partiake. Ai akt qesharak që opinioni publik mësoi pak ditë më parë nuk ka asnjë vlerë. Juridikisht është nul. Shkelje flagrante e statutit. hedh dritë te marrëzia dhe dëshpërimi që i ka kapur disa individë për të mbajtur një pushtet që nuk ekziston.
Ky përjashtim nuk vlen. Mua dhe kolegët e mi të PD-së na kanë votuar demokratët. Së pari ne jemi deputetë. Kemi pranuar të konkurrojmë për PD-në, jemi të nderuar për këtë gjë. Jemi shpallur deputetë në emër të PD-së. Askush nuk na e heq këtë tagër përfaqësimi për llogari të PD-së. Këtë nuk e lejon kushtetuta, kodi zgjedhor, rregullorja e parlamentit. Në aspektin kushtetues e ka vlerën nul. Në aspektin politik e ka vlerën nul. Demokratët e kanë ndarë. Unë jam i nderuar që demokratët më kanë votuar nënkryetar i PD-së. Jemi në një situatë absurdi komik ku pak individë për shkak të një axhende që orkestrohet dhe i intereson Edi Ramës bëjnë këtë situatë. Në aspektin politik dhe kushtetues vlerën e ka zero. E vetmja vlerë se ia pranon maxhoranca socialiste. Këta mbijetojnë me këtë lloj sjelljeje”, tha Bylykbashi.

Ai tregoi më tej se vendimi për përjashtimin e katër deputetëve të tjerë iu ishte vënë në dispozicion në seancën e fundit të 2022.

“Në seancën e fundit të vitit që shkoi ne na u vu në dispozicion një vendim në janar 2022, ku grupi parlamentar, pas asaj që kishin bërë blindimin e partisë nga lidershipi i partisë, ata në vijim të këtij veprimi, mbylljes së PD-së duke lënë jashtë demokratët vendosën të përjashtonin 4 deputetë të tjerë, Vokshin, Spahon, Baçin dhe Nokën. Një numër deputetësh të tjerë pezulloheshin, mes tyre dhe unë dhe kolegët e tjerë. Ne këtë vendim e kemi parë vetëm në seancën e fundit të dhjetorit. Aty pamë që Alibeaj pas dorëheqjes së Rushajt kishte firmos një vendim. Vendimi i referohet një rregulloreje të shtatorit 2017, e cila është e shfuqizuar nga rregullorja e pesë muajve më pas, e cila iu është komunikuar zyrtarisht nga sekretaria deputetëve. Ka dy aspekte, shfuqizon këtë rregulloren që shërben si baza e një vendimi absurd dhe e dyta rregullorja e shkurtit 2018 nuk ka as edhe një germë që autorizon përjashtimin e deputetëve nga grupi parlamentar. E vetmja gjë që thotë që nëse merret një masë i referohen statutit të PD-së. Përveç absurdit politik, kushtetues dhe ligjor, kemi dhe një akt nul. Ky akt nul ka prodhuar efekte negative në funksionimin e opozitës parlamentare. Parlamenti ka vepruar në diçka të paligjshme. Kjo vepron në interesin e Ramës për të krijuar një situatë të tillë tek opozita sepse ka frikë të japë llogari në 14 maj”, tha deputeti i PD.

Advertisement