Connect with us

Kosova

Albin Kurti sulmon nga alpet zvicerane

Kryeministri Albin Kurti po qëndron në Davos të Zvicrës, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Nga Alpet Zvicerane, në një intervistë për gazetën Blick, Kurti e goditi opozitën, përcjell Gazeta Express. I pyetur se cila është marrëdhënia e tij me shtetin helvetik, Kurti e nisi përgjigjen në këtë mënyrë:

“Unë kam shumë miq këtu. Zvicra ishte një parajsë për opozitën tonë dhe është shtëpia e klasës sonë punëtore, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne me transfertat e parave në shtëpi. Nuk do ta harroj kurrë se ish-këshilltarja federale Micheline Calmy-Rey, ishte politikania e parë perëndimore që bëri thirrje për pavarësi të plotë të Kosovës. Ajo ishte një pioniere”, shtoi kryeministri i Kosovës.

Advertisement