Kronike
Aksident i rëndë në Tiranë, përplasen ‘kokë më kokë’ dy mjete, ndërron jetë…
TIRANË- Një aksident shumë i rëndë është raportuar pak minuta më parë në zonën e njohur si ‘Rruga e Treshit’ në Tiranë. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, pasi një prej shoferëve ka humbur kontrollin e makinës. Për pasojë janë plagosur dy shoferët dhe ka vdekur 35-vjeçari Avni Gjuni, i cili ishte pasagjer në një prej makinave. Dy drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.