Politike
‘Shqipëria kërkon revolucion’/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Nën thirrjet “Rama, jepe dorëheqjen” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, ata finalizojnë ditën e 66-të të protestës së tyre.
Me thirrje të forta kundër qeverisë dhe pankarta në duar, protestuesit kërkojnë largimin e menjëhershëm të drejtuesve aktualë. Qytetarët i kanë qëndruar bindshëm kërkesave të tyre dhe kanë zgjedhur që të mos bëjnë negociata me to.