Connect with us

Pinknews

BBVIP/ Luizi dhe Kristi i ‘qepen’ Maestros: Ti duhet të dalësh sa më shpejt

Luizi dhe Kristi i janë “qepur” Maestros, për ta nxjerrë atë nga shtëpia. Kristi tha se Armaldo duhet të ikë sa më shpejt, ndërsa i tha Luizit se ai po e mban atë në shtëpi.

Ky i fundit u shpreh se nuk po e mban ai Armaldon, por banorët e tjerë të cilët nuk e nxjerrin në nominim. Luizi përsëriti edhe një herë faktin se, nëse Vëllai i Madh e vendos atë përpara “Kutisë së Pandorës”, ai do nxjerrë në nominim veten, Oltën dhe Armaldon, me synimin që të nxjerrë Maestron nga shtëpia.

Armaldo u shpreh se ai nuk e ka problem fare se me kë del në nominim. Ai shtoi se do t’i qëndroi deri në fund lojës së tij.

Advertisement