Connect with us

Sport

Futbolli në zi/ Portieri ndërron jetë pasi pret penalltinë

Ngjarje e trishtë në futbollin belg. Portieri 25-vjeçar, Arne Espil ka ndërruar jetë pasi priti penalltinë. Skuadra e tij Winkel Sport po luante me Westrosebeck, në një duel në nivelin amator.

Espil priti penalltinë për skuadrën e tij dhe menjëherë u rrëzua në tokë. Skena ka alarmuar të pranishmit, me mjekët që i dhanë ndihmën e parë dhe e transportuan në spital. Megjithë përdorimin e defibrilatorit, portieri 25-vjeçar ndërroi jetë rrugës për në spital.

“Është një tragjedi dhe një tronditje për ne. Arne ka qenë në këtë klub gjithë jetën e tij. Ai ishte një djalë i mrekullueshëm, gjithmonë miqësor dhe i gatshëm për të ndihmuar. Është një goditje e madhe, së pari për familjen e tij, si dhe për të gjithë ne“, u shpreh Patrick Rothsart, drejtori sportiv i klubit.

Skenën tragjike e tregon edhe ndihmës trajneri i Winkel Sport, Dewerchin.

“Ishte një skenë e tmerrshme. Lojtarët bënë dush të gjithë së bashku pas incidentit dhe më pas u ulëm për të ngrënë. Më pas erdhi mesazhi se portieri ynë kishte vdekur. Ishte goditje jashtëzakonisht e rëndë”, deklaroi ndihmës trajneri Dewerchin.

Advertisement