Connect with us

Politike

Meta: Ramës do t’ia japim përgjigjen edhe para 14 majit

Kryetari i Partisë së Lirisë ka mbledhur pasditen e sotme kryesinë e partisë. Meta theksoi se PL është në një betejë të jashtëzakonshme për të vendosur parlamentarizmin në “shinat e duhura”.

Ai shtoi se kjo forcë politike ka marrë përsipër shumë nisma ligjore, por se disa prej tyre janë bllokuar nga “Rilindja”.

Meta: PL është në betejë të jashtëzakonshme për të vendosur parlamentarizmin në shinat e duhura. Jemi forcë politike që ka paraqitur shumë nisma ligjore në interes të qytetarëve, sipërmarrësve, dhe shumë iniciativa të tjera të cilat mbahen të bllokuara nga banda e Rilindjes. Arsyeja dihet, PL si forcë e përkushtuar për integrimin e në BE, cënon interesat e Rilindjes, që vetëm integrimin nuk e ka prioritet.

Ish-Presidenti beson se opozita do të arrijë një rezultat spektakolar në 14 maj, ndërsa theksoi se sirenave të dëshpërimit do t’i përgjigjen me optimizmin e popullit të lirisë.

Ata të cilët nuk mbajnë asnjë premtim para popullit dhe e kanë zgjedhur si të vetmen rrugë intimidimin, frikësimin dhe bullizimin janë në panikun e humbjes që i pret, sipas tij.

Meta tha se Rilindjes do t’ia japin përgjigjen jo vetëm në 14 maj por edhe më parë nëse do të jetë nevoja.

Advertisement