Connect with us

Rajon

Ndalohet në Beograd Rada Trajkoviç

Këshilltarja politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, e ka bërë të ditur këtë fakt me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, duke thënë se po i ndodh serish një ndalim nga shteti serb.

“Po flasim për Serbinë në BE dhe në Ballkanin e Hapur, ndërkaq liria e lëvizjes është e kufizuar në mënyrë të paarsyeshme dhe jokushtetuese për mua dhe familjen time”.

“Pse po e bëni këtë?” – ka pyetur Trajkovië, presidentin, kryeministren dhe qeverinë e Serbisë

Ajo gjithashtu deklaroi se avokati i saj ka kërkuar sqarim nga Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë dhe Ministria e Brendshme e Serbisë, por që nuk i janë përgjigjur.

Kujtojmë se Trajkovic eshte ndaluar edhe në dhjetor të vitit të kaluar në Merdarë nga ana e Serbisë, ku edhe iu konfiskuan dokumentet dhe iu pengua liria e lëvizjes për më shumë se 12 orë, si dhe se kishte mbetur pa terapinë e rregullt me ​​insulinë.

Advertisement