Connect with us

Rajon

Ministri serb: Në Bruksel as u nënshkrua, as u pranua plani europian

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, ka thënë se ajo që ndodhi në Bruksel nuk është as nënshkrim e as pranim i propozimit europian nga ana e Serbisë.

“U pranua që për atë platformë të kishte një vazhdim të bisedës, të diskutohej më tej, por nuk u pranua sepse as nuk u firmos”, ka thënë ai në një postim në Twitter, duke ripublikuar një intervistë të dhënë këto ditë për të riçuar mesazhin se Serbia nuk e ka pranuar propozimin europian

“Mendoj se pozicioni ynë është kompleks, shumë i vështirë, por politikisht i mençur. Çfarë do të zbatohet, çfarë do të nënshkruhet dhe nëse nuk do të nënshkruhet fare, nuk mendoj se askush në botë e di në këtë moment” – deklaroi Millosh Vuçeviç

Nga perspektiva serbe, ai pretendoi se Asociacioni do të jetë sipas parimeve të 2015-ës.

Advertisement