Connect with us

Aktualitet

Donte të vriste Rrahman Selën, vëllai i Dan Hutrës: I kërkoj falje

Vëllai i Dan Hutrës, në një intervistë dhënë, tha se deklarata e vëllait të tij se donte të vriste edhe Rrahman Selën pasi sipas tij ky i fundit i kishte dhënë armën autorit të vrasjes së babit të tyre, është e pavërtetë.

Ai tha se nuk kanë pasur asnjë konflikt me këtë person, duke i kërkuar ndjesë që i është përmendur emri.

Pjesë nga intervista:

Gazetari Igli Çelmeta: Ju e njihni Rrahman Selën?

 

 

Vëllai i Dan Hutrës: Po si nuk e njoh, nuk ka edhe nuk ekzistuar asgjë. Ai ka familjen e vet, i kërkoj falje publikisht Rrahman Selës që i ka dalë emri në televizor. Nuk kam asnjë gjë me atë, po te kisha do e kisha sqaruar me Rrahmanin këtu e 23 vite më parë, kaq kisha për të thënë. Edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta dhe një falje publike unë dhe vëllai im tjetër, për familjarët e viktimave të pafajshme. O Zot do Zoti ishalla nuk shohim dhe nuk dëgjojmë gjëra të tilla më.

Gazetari Igli Çelmeta: Një mesazh shumë domethënës për një ngjarje shumë shumë të rëndë që ka tronditur gjithë vendin. Të falenderoj për intervistën.

Vëllai i Dan Hutrës: Një detyrim familjar, asgjë më tepër.

Advertisement