Connect with us

Kosova

Takimi me krerët opozitarë në Kosovë/ Lajçak: I kam njoftuar për…

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimeve me krerët opozitarë në Kosovë, tha se i ka informuar ata në detaje për planin e BE-së për dialogun.

Pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Lajçak nuk dha detaje të tjera për dialogun Kosovë-Serbi dhe takimin e radhës të nivelit të lartë. Por, ka theksuar se është e rëndësishme në këtë pikë të takohet me partitë opozitare, dhe është takuar me PDK-në, LDK-në dhe AAK-në dhe i ka njoftuar për procesin, për pritjet e Bashkësisë Ndërkombëtare, e ata kanë shpjeguar qëndrimin e partive të tyre.

“Mendoj se është e rëndësishme në këtë pikë për mua të takohem me partitë opozitare, dhe jam takuar me PDK-në, LDK-në dhe AAK-në dhe i kam njoftuar për procesin, për pritjet e Bashkësisë Ndërkombëtare, ata kanë shpjeguar qëndrimin e partive të tyre. Pra, e gjitha është pjesë e përgatitjes për takimin e datës 18. Pra, mendoj që është shumë e rëndësishme që edhe ata të dëgjojnë nga unë, dhe jo vetëm nga media apo nga Kuvendi, prandaj për mua këto takime kanë përmbushur qëllimin”, ka thënë Lajçak.

Advertisement