Connect with us

Kosova

Presidenti serb: Kosovës do ti japin edhe antarësimin

Presidenti serb Aleksander Vucic, i nervozuar, ka deklaruar se Kosova po vazhdon të shpëblehet nga europianët pa të drejtë, dhe veç liberalizimit të vizave do ti jepet edhe anëtarësimi në Këshill të Europës”

Ndërkohë, çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës ka qenë temë kryesore në zyrën e Kurtit javën e kaluar, kur aty shkuan ambasadorët e vendeve të QUINT’it, të cilëve iu tha se procesi i filluar “duhet të vazhdojë pa vonesë”.

Islanda, e cila do të kryesojë Këshillin e Europës deri në maj të këtij viti, tha se beson se të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë duhet të përfitojnë nga standardet europiane për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit dhe se aplikimi do trajtohet sipas rregullave dhe procedurave të organizatës.

Kosova aplikoi për anëtarësim në organizatën e vjetër të të drejtave të njeriut më 12 maj të vitit të kaluar.

Advertisement