Rajon
Vuçiç: S’e di çfarë qëllimi kanë takimet nëse nuk zbatohet Asociacioni
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sot dhe nesër do të ketë takime me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Vuçiq para nisjes për në Ohër ka thënë se do t’u drejtohet qytetarëve për t’i informuar se çfarë duhet të bëjnë në periudhën e ardhshme.
“Më lejoni të mos them shumë për takimin me Miroslav Lajçak, do të jem me të sot dhe nesër dhe do të përpiqem të punoj, të shoh se çfarë është, jo para së gjithash se çfarë ëndërrojmë dhe çfarë do të flasim, por për çfarë është ajo që mund ta bëjmë, nëse dikush nuk është i gatshëm as të flasë, e lëre më të zbatojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nuk e di se cili është qëllimi, sot do të flas me Miroslav Lajçakun, dhe të mërkurën ose të enjten patjetër do t’ju kontaktoj para udhëtimit në Ohër dhe t’ju tregoj se si unë shoh gjithçka, çfarë mendoj për gjithçka dhe çfarë duhet të bëjmë në periudhën e ardhshme”, ka thënë Vuçiq.
Takimi Vuçiq-Lajçak është planifikuar të mbahet sot në orën 14:30, dhe pas takimit do të dalë edhe një komunikatë për media.