Connect with us

Rajon

Messi tejkalon rekordin historik të CR7, 220 milionë euro në sezon?

Babai i Messit ndodhet në Arabi dhe kaq është dashur që mediat të investigojnë dhe të zbulojnë një prapaskenë tejet të bujshme. Jorge Messi është takuar me familjen mbretërore arabe, teksa raportohet se Leo përveçse si ambasador i futbollit në Arabinë Saudite, mund edhe të transferohet në kampionatin ku luan Ronaldo.

Kundërshtarët e betuar të Al Nassr, Al Hilal, janë gati t’i ofrojnë Messit shifrën prej plot 220 milionë eurosh në sezon, që do të tejkalonte rekordin historik të Ronaldos, që në dy edicione do të marrë 400 milionë euro nga Al Nassr.

Gjithsesi, për momentin gjithçka është në kuadrin e bisedimeve dhe nuk ka asgjë konkrete. Lionel Messi nuk është ende i sigurt nëse dëshiron të largohet arena e futbollit evropian dhe do të marrë kohën e tij për të marrë vendimin mbi të ardhmen.

Arabia është kandidate potenciale për organizimin e Kupës së Botës së vitit 2030 dhe fushata ka nisur që tani. E sigurt është se qeveria arabe ka nisur një bashkëpunim komercial me Messin, që mund të kurorëzohet me transferimin e “Pleshtit” tek Al Hilal.

Advertisement