Connect with us

Kronike

Policia parandalon një atentat në Vlorë

VLORË- Një 28-vjeçar është vënë në pranga pasi tentoi të kryente një vrasje. Bëhet fjalë për Donald Petrani (Alimuçaj) të cilit i është sekuestruar një kallashnikov. 28-vjeçari e mbante armën në automjet ndërkohë që qarkullonte në qytetin e Vlorës, nën hetim janë vënë dhe dy miqtë e tij, pasagjerë në mjet për moskallëzim krimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Advertisement