Connect with us

Politike

Alibeaj: Vendimi do të jetë në interes të demokratëve

Vendimi përfundimtar se si do të futen në zgjedhjet lokale mbështetësit e deputetit Enkelejd Alibeaj do të merret nesër. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Alibeaj tha se nesër do të mblidhet Kolegji Zgjedhor dhe më pas do të dilet me një vendim përfundimtar. Ai shtoi se çështja e zgjedhjeve ka një impakt të madh publik, ndaj ka zgjedhur të ndjekë linjën e interesin e demokratëve.

Pjesë nga prononcimi: 

Ishte mbledhja e Kryesisë, më pas ishte dhe mbledhja e grupit parlamentar. Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve Nesër do të mbledhim dhe Kolegjin Zgjedhor, ata që janë baza. Do të zhvillohen mbledhje të disa prej struktruave kryesore të PD-së, sepse çështja e zgjedhjeve është një çështje që ka impakt publik, ka një rëndësi të madhe për të gjithë demokratët. Diskutimi do të bëhet me të gjitha forumet. Derisa të zyrtarizohen mjaftohuni me emrat që kanë dalë. Unë e kam publikuar qëndrimin tim, zyrtarizimi do të jetë nesër.

A është kjo një përçarje?

E kam aq maturi politike që të mos marr vendime individuale, sepse në zgjedhje apo në çfarëdo vendimmarrje politike, për të shkuar drejt interesit të demokratëve, mendimi i pjekur është ai i të gjithëve.

Opsioni për të dalë në zgjedhje vetëm me Këshillat Bashkiakë ka rënë?

Nesër i merrni vesh të gjitha. Vendimi final do të jetë vendimi që do të dalë nesër. Nesër formalizohet dhe nesër do ta themi.

Advertisement