Kosova
Shumë shpejt Greqia njeh Kosovën
Koordinatori i Konventës Kombëtare të BE-së për kapitullin 35 në Serbi, Dragisha Mijaçiq, ka shpjeguar se realiteti është se pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohën Kosovën do të marrin vendim në përputhje me interesat e tyre dhe në përputhje me politikën e tyre shtetërore dhe shtoi se është e mundur që shpejt të arrihet një, ndoshta dy njohje, raporton “Tanjug”.
Ai theksoi se nuk do të ishte çudi nëse Greqia e njeh Kosovën në një të ardhme të afërt, duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira diplomatike me palën kosovare dhe shtoi se Sllovakia dhe Rumania janë ende në ‘pritje balancash’.
Ai deklaroi gjithashtu se beson që Spanja dhe Qipro nuk do ta njohin Kosovën sëshpejti, por nuk do ta pengojnë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.