Politike
Kryesia e Alibeaj ende pa vendim për zgjedhjet e 14 majit
Pas 8 orëve debate, Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt nuk ka dalë në një përfundim për zgjedhjet e 14 majit. Gjatë mbldhjes së mbrëmshme që ka zbardhur deri në orën 2 të natës, pati diskutime të shumta nëse ky fraksion i PD-së duhet të dalë me kandidatë apo vetëm me këshilla bashkiakë.
Por duke qenë se dje nuk u mor asnjë vendim për këtë, kryesia e PD-së do të mblidhet sërish ditën e sotme. Mbledhja do të nisë në orën 18:00 ku dhe pritet të marrin vendime nëse do të dalin me kandidatë në zgjedhjet e 14 majit apo vetëm me listat për këshillat bashkiakë.