Connect with us

Bota

Të gjithë banorët kundër! Parisi ndalon skuterat elektrikë

FRANCË– Banorët e Parisit kanë votuar “pro” ndalimit të skuterëve elektrikë me qira nga kryeqyteti francez . Pothuajse 90% e atyre që dolën të dielën në një referendum të organizuar nga zyra e kryebashkiakut të Parisit votuan për ndalimin e tyre. Pjesëmarrja ishte shumë e ulët, me vetëm 7.46% të votuesve që hodhën votën e tyre në një nga 203 qendrat e votimit të hapura për këtë rast.

“Më 1 shtator, nuk do të ketë më skuter me qira në Paris. … Kjo është një fitore për demokracinë lokale,” tha kryebashkiaku i Parisit Anne Hidalgo në një konferencë shtypi gjatë fundjavës.

Ndalimi do të hyjë në fuqi në fund të gushtit, kur skadon kontratat e operatorëve të skuterëve të qytetit.  Pronarët privatë të skuterëve nuk do të preken.

Ky vendim erdhi pasi në 2021 dhe 2022, numri i aksidenteve që skuterat është rritur.

 

Advertisement