Aktualitet
Luanin poker, momenti kur policia arreston 5 persona
SARANDË-Policia ka zbuluar një banesë e cila ishte përshtatur për veprimtarinë e lojërave të paligjshme të fatit. Operacioni policor i koduar “Teksas”, vuri në pranga një 43-vjeçar, ndërsa u proceduan penalisht 5 të tjerë, pasi u kapën duke luajtur poker, në këtë ambient. Policia sekuestroi 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 6 aparate celulare dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.