Connect with us

Politike

Berisha: Kandidatët e Ramës me 2-3 emra përfaqësojnë krimin dhe bandat

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij nga Vora në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit, Indrit Hoxha, ka deklaruar se kandidatët e opozitës janë kandidatë të lirisë pasijanë zgjedhur nga votat e bazës.

Berisha u shpreh se Indrit Hoxha do të bëjë gjithçka për të lehtësuar barrën e taksave për qytetarëve dhe për të menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme të ardhurat që vijnë nga taksat e banorëve.

“Jemi sot këtu për të paraqitur kandidatin për kryetar bashkie. Në dallim nga paraqitjet e mëparshme, vijmë sot me një kandidat që ju e keni votuar, me kandidatin e Primareve, të lirisë. Indrit Hoxha e kandidatët e koalicionit, për herë të parë në 32 vite nuk janë kandidatë të kryetarit dhe kryesisë së partisë, por të vullnetin dinjitetit e votës suaj.

E them këtë sepse për njeriun e lirë kuptimi më i thellë i lirisë, është dinjiteti i njeriut, në këtë kontekst ne deleguam tek ju zgjedhjen e kryetari të partisë, kandidatit për kryebashkiak, nesër të deputetit, dhe ju garantoj se do jeni vendimmarrës absolut për përfaqësuesit tuaj

 

 

Ky faktor është mirëpritur nga demokratët, simpatizantët dhe mbarë shqiptarët.

Krahasoni Indrit Hoxha me kandidatët e partisë së Ramës.

Kandidatët e tjerë janë ata që pas mesnate dolën nga zyrtare PS pa u pyetur asnjë socialist i vetëm, mbajnë dy-tre emra, nuk përfaqësojnë socialistët dhe mbështetësit e PS, por krimin , bandat organizatat kriminale shtetërore dhe jo.

Ky është një dallim i madh.

Ndaj siç jeni dëshmitarë, kudo nga jugu në veri ka një epërsi morale të opozitës dhe nga kandidatët e lirisë, kjo ka sjellë një frymë fitorjeje që Shqipëria nuk e ka patur ndonjëherë më të fuqishme që nga ‘92.

Indrit Hoxha do jetë shërbëtori juaji përulur që do bëjë me përkushtim gjithçka për të menaxhimin më transparent të burimeve e taksave tuaja, si dhe çka në dorë me këshillin bashkiak për të lehtësuar barrën e detyrimet tuaja të pamerituara ndaj shtetit e bashkisë”, tha Berisha.

Advertisement

TRENDING