Connect with us

Kosova

Erdha, pash, fitova/ Vuçiç paralajmëron zhvillime

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka pritur në Beograd përfaqësuesit e Listës Serbe me të cilët ka biseduar për zgjedhjet lokale të 23 prillit në veri të Republikës së Kosovës.

Ai ka treguar se s’kanë arritur që sot të kenë një qëndrim të përbashkët dhe se gjatë javës së ardhshme do të zhvillojnë edhe një takim tjetër në Rashkë ku edhe do të diskutojnë daljen me një platformë të përbashkët.

Kreu i shtetit serb ka thënë se do të ketë një adresim më të gjatë gjatë javës që vjen dhe deri atëherë do të ketë diskutime për “problemet dhe vështirësitë që lidhen me situatën e sigurisë”.

“Dëgjova dhe u përpoqa të shpjegoj situatën në të cilën ndodhemi dhe të gjej zgjidhje. Ajo qe po ndodh ne Kosove, eshte  përpjekje për të pastruar veriun nga të gjitha ata që do të mund të kundërshtojnë një ditë. Kam frikë se disa njerëz nuk e kanë kuptuar se çfarë po ndodh në Kosovë. Thelbi është formimi i Asociacionit, dhe ndërprerja e rrezikimit të sigurisë së popullatës serbe”, ka deklaruar Vuçic.

 

Advertisement