Politike
Bejko: Më duhet mbështetja e Bashës për të fituar në Tiranë
Kandidati i PD-së për Tiranën Roland Bejko tha se Lulzim Basha është deputet dhe ka të drejtën e tij të mbështesë cilën palë të dojë.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se ish-kreu i PD-së, ka një rrjet të fuqishëm në Tiranë, duke nënkuptuar se i duhet mbështetja e tij në këto zgjedhje.
“Basha në të drejtën e tij është deputet dhe është në të drejtën e tij të mbështesë këdo kandidat të dojë. Ka një rrjet brenda PD-së dhe në këtë rrjet ai ka mbështetje në Tiranë, sidomos tre kryetarët e degëve dhe te strukturat që kanë qenë. Ka një autoritete atje.
Dhe lidhur me përvojën si kryetar i Bashkisë kemi konsultuar disa materiale. Grupi i punës që është marrë me hartimin e projektit është bazuar mbi gjithçka në të kaluarën dhe për të parë të ardhmen e Tiranës. Basha nuk është i shpallur ‘non grata’ dhe nuk është i akuzuar nga askush”-tha ai.
“Je i Ramës”, Bejko-Berishës: Bolshevik, ke shkelur dinjitetin e njerëzve
Sali Berisha në një deklaratë ka thënë se çdo kandidat tjetër që kandidon për bashkinë e Tiranës veç Belind Këlliçit është kandidat i Ramës.
“Kur doktor Sali Berisha e thotë edhe për Roland Bejkon që është kandidat i Ramës, përfundimisht jam i bindur që kam qenë në rrugën e drejtë një vit e gjysmë. e dini pse? Sepse ky është punizmi, ku është bolshevizmi dhe kjo më ka dhënë të drejtë në qëndrimet e mia.
Unë i kam qëndruar Sali Berishës dhe Partisë Demokratike në ’90 kam qenë një nga organizatorët. Në ’97 i vura krahët partisë demokratike në Gjirokastër dhe e bëmë Partinë Demokratike fituese. Në 2014 e lash Tiranën, isha pedagog në universitet e paguehesha shumë mirë , por punova vullnetar për të ndihmuar Partinë Demokratike të ringrihej.
Baza e Partisë Demokratike e Gjirokastrës nxirrte Roland Bejkon për të qenë i pari në qarkun e Gjirokastës dy herë, ndërsa Sali Berisha bashkë me Lulzim Bashën kanë vendosur dikë tjetër, njeriun e tyre. Këta kanë vrarë karriera dhe kanë shkelur dinjitetin e tyre pa u menduar gjatë. Merr sëpatën e pre kokë, e pre karriera”- tha Roland Bejko.
Bejko: Ta çlirojmë Tiranën nga mafia, po boshatiset Shqipëria për të ardhur këtu
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko tha se në fushatën e tij nuk do ketë premtime të bujshme, por premtime të mundshme të cilat nëse ai fiton do të realizohen në Tiranë.
Po ashtu ai tha se një nga gjërat më të domosdoshme është që Tirana duhet të largohet patjetër nga duart e mafies dhe të krimit.
“Tirana ka nevojë për shërbime cilësore dhe jo për fluturime elektorale. Kur të shpalosim programin tonë ju garantojë që jemi me këmbë në tokë dhe jo me premtime të bujshme, por me ato që janë të mundshme të realizohen në Shqipërinë tonë dhe në Tiranën tonë.
Mbi të gjitha duhet ta çlirojmë Tiranën nga kthetrat e mafies dhe të krimit, sepse ato drejtojnë politikat e zhvillimit në Tiranë dhe ato diktojnë jetën e qytetarëve në Tiranë.
Politika qendrore në tiranë është e shpopullimit të gjithë territoreve të vendit, e të thotë se të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë. Pse? Që të bëhet ky lloj marketingu i aseteve impobilare që ka krijuar pikërisht pastrimi i parave në këtë treg. Boshatiset e gjithë Shqipëria për të ardhur në Tiranë dhe për të krijuar këtë treg”- tha Roland Bejko.
“Në garë u futa për fitore”, Roland Bejko: Do e mund Veliajn, kam besim te qytetarët
Roland Bejko tha se beson se do e mund kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn në zgjedhjet e 14 majit.
I pyetur nga gazetari Roland Qafoku sesi e parashikon 15 majin. Bejko është përgjigjur se nëse do e shikonte veten të humbur nuk do futej në zgjedhje. Ai gjithashtu tha se është personi i duhur për të sjellë ndryshimin.
“Unë besoj shumë te qytetarët që janë kundër tyre, që mendojnë vetë, bëjnë analiza dhe injorojnë patronazhistët dhe aktivistët, që duan të çlirohen nga kjo klasë politike dhe nga këta administratorë që janë administratorë, që janë shërbëtorë të klasës politike të shefave të tyre. Në rast se duan një model të tillë unë mendoj e jam i duhuri. Unë në këtë garë jam futur shumë seriozisht.
Jam futur për të fituar. Aty përtej janë qytetarët që mbase mbi 70% janë kundër tyre. Nëse nisesh në luftë dhe nuk beson në fitore më mirë mos u nis. Unë besoj se do fitoj, do kuptohem me qytetarët edhe pse është kohë e shkurtër”, tha Roland Bejko.