Kosova
Zgjedhjet në veri të Kosovës…Shtyje që ta shtyjmë bashkë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi deklaroi sot se shtyrja e zgjedhjeve në veri të vendit nuk është opsion i mirë. Ai tha se ky është opsion i atyre që mendojnë se tani më mirë është që veriu të shndërrohet në zonë të menaxhimit të krizave e jo të hyjë në një proces të normalizmimit të raporteve.
Bislimi potencoi se protagonisti kryesor i cili kërkon që të shtyhen zgjedhjet është Aleksandër Vuçiç.
Lidhur me zgjedhjet në veri, Blerim Vela, shef i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se Vucic po vazhdon të (keq)përdorë Listën Serbe për të nxitur tensionet në very dhe se po kërkon të bllokojë zgjedhjet e 23 prillit.
Dje Vucic gjatë takimit me serbë të Kosovës në Rashkë kërkoi nga ata që të jenë të bashkuar në vendimin për të mos dalë në zgjedhje në katër komunat veriore.