Connect with us

Aktualitet

U kap me 113 mijë euro në makinë, lirohet efektivi i RENEA-s

Gjykata ka vendosur të heqë masën e arrestit me burg ndaj efektivit të RENEA-s Altin Morina i cili u arrestuar pasi u kap me një shumë të madhe parash në makinë.

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar për BalkanWeb se zbutja e masës nga arrest me burg në detyrim paraqitje u bë 3 ditë më parë, pasi është pyetur biznesmeni që Morina pretendoi se i dha paratë, i cili e ka vërtetuar deklaratën e efektivit.

Akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria fillimisht ishin “Shpërdorim Detyre”, “Pastrim parash” dhe “Fshehje të ardhurash”, ndërsa Morina deklaroi pas arrestimit se paratë i mori vet 30 minuta më parë nga biznesmeni.

Advertisement