Kosova
SHBA sabotatore/ Kurti do vetëm zgjedhjet
Historiani serb Predrag Markoviç pretendon se është koha që BE-ja të tregojë përgjegjësi për çështjen e Kosovës. Ai tha se nëse Unioni europian dëshiron të tregojë seriozitet, duhet të ndikojë te Prishtina, e cila, siç shton ai, i reziston çdo normalizimi të marrëdhënieve.
Markoviç tha se problemi më i madh është demagogjia e Albin Kurtit, qëllimi i së cilit është të fitojë zgjedhjet me retorikë anti-serbe
Sipas Tanjug, Markoviç eshte shprehur se kryeministri i Kosoves nuk mund të pritet të bëj asgjë konstruktive para zgjedhjeve.
“Evropa, si zakonisht, do të ngecë, sepse nuk është në gjendje të zbatojë atë që nënshkroi vetë, që janë marrëveshjet e Brukselit. Në krizat e mëparshme, Amerika e la Evropën të kompromentohej dhe më në fund e zgjidhi. Amerika me vetëdije sabotoi disa marrëveshje në Bosnje dhe Hercegovinë, pastaj ajo e shtyu marrëveshjen e saj në Dejton, për të treguar se është e vetmja fuqi që mund të bëjë diçka realisht”- tha historiani serb, sipas te cilit, prioritet i Amerikës janë politikat e brendshme, që do të thotë se reagimi i Amerikës ndaj zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, do të varet nga mënyra se si do të lëvizë situata në politikën e saj të brendshme.