Connect with us

Rajon

A po shkelet marrëveshja e Ohrit nga Serbia? Daçiç: S’ka mbushur obligimet e veta

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Evropës më 18 prill, pavarësisht se kishte thënë paraprakisht se nuk do të udhëtonte në Strasburg për shkak të paralajmërimit se Kosova do të pranohet në këtë institucion, raportoi agjencia Beta.

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë konfirmoi për agjencinë Beta se Daçiq do të marrë pjesë në seancë, e cila mbahet në përvjetorin e 20-të të pranimit të Serbisë në Këshillin e Evropës.

“Në Strasburg, ministri Daçiq do të tentojë të ndalojë procedurën e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha Ministria e Jashtme serbe.

Kryediplomati serb deklaroi më 17 prill se nuk planifikonte të shkonte në Strasburg të martën, nëse Kosova do të pranohej në këtë institucion një ditë më vonë.

Daçiq tha se dhjetë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, u njoftua se Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të nisë procedurat për pranimin e Kosovës.

“Kosova nuk i ka përmbushur obligimet e veta, që i parasheh Marrëveshja e Brukselit që 10 vjet, dhe për këtë gjë, ajo duhet të shpërblehet dhe të nisë procedura për pranimin e saj në Këshillin e Evropës. Ky është mesazh që Kosova mund të bëjë çfarë të dojë”, deklaroi Daçiq.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022.

Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës fillimisht duhet të trajtohet nga Komiteti i Minstrave, dhe pas vlerësimit të situatës në Kosovë, fjalën e fundit e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit e shteteve anëtare.

Për pranim në Këshillin e Evropës duhen dy të tretat e votave.

Sipas Blerim Velës, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe atë të vitit 2023, të arritur në Ohër.

Ai ka deklaruar se “anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është në përputhje të plotë me pikën 14 të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, dhe me pikën 4 të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023”.

Ai ka shtuar se nëse Serbia voton kundër, atëherë do të shkelë marrëveshjet./REL

Advertisement