Connect with us

Lifestyle

Prindërit postojnë fotot e fëmijëve, ja nga çfarë rrezikohen të vegjëlit

Prindërit hedhin në internet gjithnjë më shumë fotografi të fëmijëve të tyre. Kjo jo vetëm që shkel të drejtat e fëmijëve, por është edhe me rrezik për ta.

Shpesh prindërit janë shumë të lumtur kur lind një fëmijë, kur buzëqesh për herë të parë, kur hedh hapat e para, kur pinjollët e tyre bëjnë përjetimet e para të jetës. Këto momente shpesh fiksohen edhe nëpër fotografira që i tregohen me krenari rrethit familjar dhe të njohurve. Kjo gjë mund t’i hipë nervat dikujt, por nuk është kthyer asnjëherë në problem kur albumi i fotografive ka përfunduar më pas në sirtar. Por me fillimin e mediave sociale, gjithnjë e më shpesh fotografitë e fëmijëve shpërndahen edhe publikisht në internet, dhe një gjë e tillë mund të jetë me pasoja të padëshiruara.

1300 fotografi para mbushjes së 13 vjeçëve

“Në fund të fundit shpesh kemi të bëjmë me bërjen të njohur të dikujt, me anë të mekanizmave si likes ose zemra”, shpjegon Sophie Pohle, referente për mësimdhënien e  mediave në organizatën gjermane për mbrojtjen e fëmijëve, Deutschen Kinderhilfswerk, në Berlin.

Në internet hidhen mes të tjerash fotografitë e imazheve të bëra me ultratinguj të fëmijëve në barkun e nënën, fotografi të bëra në plazh, në festat e ditëlindjeve ose ceremoninë e fillimit të shkollës. “Në princip nuk ka asnjë gjë që të mos tregohet me fotografitë që hidhen në internet.” Nganjëherë madje fotografitë e bebeve përdoren për të bërë reklama për shitje produktesh, influencuesit i përdorin ato për produkte kozmetike ose veshje për fëmijë. Por çdo njeri ka të drejta mbi fotografinë e tij, dhe kjo gjë vlen edhe për fëmijët, e veçanërisht për ata.

Që në vitin 2018, ish e ngarkuara me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në qeverinë angleze, Anne Longfield, paralajmëronte në një raport të saj se në internet qarkullojnë mesatarisht 1300 fotogafi për çdo fëmijë, para se të ketë mbushur moshën 13 vjeçare. Ky fenomen ka arritur madje të ketë një emërtim të vetin: “Sharenting”, fjalë e përbërë e krijuar nga fjalët angleze “to share” (të shpërndash) dhe “parents” (prindër).

Postimi i fotografive në rrjet është me pasoja

Por rrjeti i internetit nuk harron asgjë. Kjo fjali e dëgjuar shpesh mund të kthehen vërtet në problem. Për shembull kur fëmijët nuk janë të kënaqur me fotografimet që u janë bërë. “Fëmijët mund të kenë turp për fotografitë që prindërit kanë shpërndarë duke menduar se në to fëmija duket i ëmbël ose i lezetshëm”, shpjegon referentja e Deutschen Kinderhilfswerkes. “Dhe kur këto fotografi përfundojnë në qarkullim publik, atëherë ato mund të kthehen në objekte sulmi për të bërë tallje, ofendime, bullizëm ose komente të mbushura me urrejtje.” Po ashtu edhe më vonë kur gjatë aplikimit për punë shefat e kuadrit kërkojnë në goggle emrat e aplikuesve, dhe marrin si rezultat fotografi të pakëndshme atëherë kjo gjë kthehet në problem”. Për t’i hapur sytë njerëzve për këto rreziqe, bloggerja Toyah Diebel ka filluar që në vitin 2019 me projektin #deinkindauchnicht (asfëmijajot).

Edhe pamjet në dukje normale mund të bien në duart e pedofilëvePërveç kësaj, shpesh në fotografi nuk duket vetëm fëmija, por edhe ambienti personal i tij: dhoma, banesa, bahçja. Në tekstin e postuar bashkë me fotografinë lexohen edhe të dhëna të tjera, si për shembull emri i fëmijës, dita e lindjes. “Nëpërmjet këtyre të dhënave të ndërthurura mund të merret vesh madje edhe ku jeton fëmija,” thotë  duke paralajmëruar për rreziqet, Sophie Pohle.

Kjo gjë nuk përbën problem vetëm për arsye të mbrojtjes së të dhënave: “Natyrisht që gjithnjë ekziston rreziku që informacione dhe fotografi të tilla të bien në duar të gabuara, dhe të qarkullojnë për shembull në rrethet e pedofilëve.”

Që në vitin 2019, portali i internetit krijuar nga federata dhe landet gjermane, Onlineportal  jugendschutz.net ka bërë të ditur në një raport se “instagrami keqpërdoret për të lidhur me njëri tjetrin njerëz meinteresa seksuale ndaj fëmijëve. Fotografitë e fëmijëve mblidhen për shembull, komentohen me komente seksuale ose shoqërohen dhe shpërndahen me hashtags”.

Shpesh nënvleftësohet fakti që: “Prindërit janë relativisht të vetëdijshëm se postimi publik i fotografive në Facebook, TikTok ose Instagram është problematik”, shpjegon Sophie Pohle. “Por njëkohësisht ata mendojnë se Messenger e Whatsapp janë relativisht privatë dhe shpërndajnë atje pa hezituar.” Përshembull duke përdorur funksionin e statusit, që çdo  person që bën pjesë në grupin e të njohurve të ketë të drejtë t’i marrë fotografitë. “E rëndësishme këtu është niveli i vetëdijes së prindërve për këtë pikë, dhe si pasqyrohet kjo në rregullimet që i janë bërë sferës private në rrjetet e caktuara të internetit. Pyetja është a i shpërndaj unë fotografitë vërtet në publik apo vetëm për ata që më ndjekin?”, thotë Pohle. Por edhe në bisedat private në Privatchat nuk mund të jesh i sigurt se një fotografi e bashkëbiseduesit nuk u jepet të tjerëve, pa pyetur më parë. Prandaj organizata gjermane  Deutsche Kinderhilfswerk ka nxjerrë një udhëzues të vetin për çfarë duhet patur parasysh kur postohen në internet fotografi fëmijësh.

Francë: Ndalim me ligj i shareting

Për të kufizuar shpërndarjen pa kufi të fotografive, edhe të atyre që shkelin dinjitetin e njeriut, Franca është duke hedhur tani një hap që nuk e ka hedhur asnjë vend tjetër në botë: Franca do që të ndalojë me ligj prindërit që të mos shpërndajnë në mediat sociale fotografi të fëmijëve, pa marrë më parë pëlqimin e tyre. Në rastet kur ekzistojnë pikëpamje të ndryshme të prindërve, atëherë mund të ndalohet njëri prind që të mos bëjë publikim dhe dërgim të fotografive të fëmijëve, pa marrë pëlqimin e prindit tjetër. Në rastet ekstreme prindërit mund të humbasin madje të drejtën e tyre për të zotëruar fotografi të fëmijëve të tyre.

Kujdes të veçantë projektligji i ri i kushton “shfrytëzimit të fotografive të fëmijëve në platformat online”. Kështu për shembull të ardhurat që nxirren nga përdorimi komercial i fotografive të fëmijëve, duhet të dërgohen në një numër llogarie bankare, të cilën fëmija mund ta përdorë vetë kur të mbushë moshën 16 vjeçare. Përveç kësaj mund të krijohet një “e drejtë për tu harruar”, që të zbatohet në rast se fëmijët kërkojnë me dëshirën e vet që të largohen nga rrjeti fotografi dhe video, që i kanë shpërndarë vetë.

Fëmijët duhet të pyeten kur publikohen fotografitë e tyre 

Sophie Pohle e vlerëson në përgjithësi pozitivisht projektligjin francez. Sepse ai forcon më shumë të drejtat personale të fëmijëve, të ankoruara tashmë në Konventën e OKB për të drejtat e minorenëve. “Ai nuk ka të bëjë me ndalimin në përgjithësi të postimit të fotografive të fëmijëve, por ndalimin e shpërndarjen e tepruar dhe trajtimin jodinjitoz të tyre në mediat sociale,” thotë Pohle.

“E drejtë mbi fotografinë personale, do të thotë që çdo njeri duhet të vendosë vetë cilat fotografi të tij duhet të bëhen publike dhe cilat jo. Dhe duke patur parasysh të drejtat e fëmijëve është shumë e rëndësishme, që fëmijët të marrin pjesë në një vendim të tillë dhe “Jo-ja” e fëmijët të pranohet nga prindërit, dhe të mos anashkalohet lehtë.”

Në vendet e tjera të botës nuk ka patur deri tani një projektligj të tillë si në Francë. Prandaj, thotë Sophie Pohle, puna sqaruese është mjeti më i rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve  nga pasojat e padëshiruara të Sharenting. Në kopshtet e fëmijëve, në shkolla, në platformat  e mediave sociale, por edhe tek vetë prindërit. Familjet duhet në radhë të parë të zhvillojnë  “një mirëkuptim të përbashkët si të sillen me respekt dhe përgjegjësi me fotografitë e njëri tjetrit”, thotë Pohle. “Sepse sapo të marrin celularin e vetë në dorë, fëmijët do të qarkullojnë vetë në mediat sociale dhe sigurisht që do të ketë mësuar nga familja si duhet vepruar për gjëra të tilla.”

Lifestyle

Pse duhet të konsumoni sa më shumë arra

Përfitimet shëndetësore të arrave janë mbresëlënëse. Ato kanë një mori lëndësh ushqyese, si yndyrna, omega-3, vitaminë E dhe magnez.

Disa nga arsyet pse duhet të hani arra rregullisht është sepse:

Arrat mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.

Studimet kanë zbuluar se arrat janë në gjendje të ulin nivelin e kolesterolit.

Arrat mund të zvogëlojnë rrezikun e disa kancereve

Për shkak të shumë antioksidantëve dhe lëndëve ushqyese anti-inflamatore që gjenden te arrat, komuniteti shkencor ka zbuluar se arrat mund të zvogëlojnë rrezikun e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë atë të gjirit, kolorektalin dhe prostatën.

Arrat mbështesin funksionin e mirë të trurit

Disa studime sugjerojnë se arrat janë të mira për trurin dhe kujtesën tuaj. Një studim zbuloi se arrat përmirësonin ndjeshëm aftësitë e të mësuarit, kujtesën dhe ankthin.

Arrat ju ndihmojnë të keni një plakje të shëndetshme

Arrat janë të mbushura me lëndë ushqyese të shëndetshme që përmirësojnë trurin tuaj dhe ju ndihmojnë të plakeni mirë.

Një studim vëzhgues i mbi 50,000 grave të moshuara tregoi se ato me dietat më të shëndetshme kishin një rrezik 13% më të ulët të problemeve shëndetësore dhe arrat ishin ndër ushqimet që dhanë kontributin më të fortë në një dietë të shëndetshme.

Continue Reading

Lifestyle

Kjo është shenja më e zgjuar e Horoskopit

Ekzistojnë lloje të ndryshme të inteligjencës – disa janë të lindura, dhe disa i fitojmë gjatë jetës.

Disa njerëz instinktivisht dinë të reagojnë në situata të reja, dhe disa reagojnë bazuar në përvojat e kaluara. Këto janë të gjitha gjëra që përcaktojnë inteligjencën e dikujt, dhe ka faktorë të tjerë. Njëra prej tyre është astrologjia.

Çdo shenjë e zodiakut ka specifikat e veta dhe secila është e veçantë në diçka. Thuhet se Dashi është i pavarur, Akrepat janë besnikë dhe Virgjëreshat janë të organizuara.

Studiuesit britanikë u përpoqën të përcaktonin se cila ishte shenja më e zgjuar, dhe për ta bërë këtë, ata e bazuan kërkimin e tyre në numrin e çmimeve Nobel të dhëna që nga viti 1901.

Binjakët janë treguar të jenë shenja më e zgjuar e zodiakut.

Anëtarët e kësaj shenje morën 97 çmime Nobel në shekullin e kaluar, që është padyshim një arritje mbresëlënëse. Edhe pse mund të mos keni qenë nxënësi më i mirë në shkollën e mesme, tani mund të jetë koha për ta ndryshuar atë dhe për të përqafuar aftësitë tuaja.

Binjakët konsiderohen si shenja më e zgjuar sepse ata gjithmonë përpiqen të jenë më të mirët dhe u pëlqen të mësojnë gjëra të reja, shkruan Astrofame.

Kurioziteti i tyre natyror do të thotë që atyre u pëlqen të sfidojnë veten dhe të shkëlqejnë në gjithçka.

Continue Reading

Lifestyle

Njerëzit inteligjentë e gjejnë më vështirë dashurinë e jetës

Njerëzit inteligjentë janë më analitikë kur është fjala për dashurinë. Kjo për shkak se njerëzit inteligjentë kanë tendenca të kenë parashikime më të mira sesa të tjerët.

Kur i përmendim ‘parashikimet’, fjala është për aftësinë e të analizuarit një situatë, të rikujtoni përvojat e kaluara relevante dhe t’i shikoni mundësitë adekuate për të ardhmen.

Nëse këtë mentalitet e aplikoni edhe në lidhje të dashurisë, njerëzit inteligjentë largohen më shpejt nga lidhja kur shfaqen shenjat e para të telasheve, transmeton Ekonomia Online. Pra, nëse përvoja është mësuesi më i mirë, atëherë njerëzit e mençur do të mbështeten në të për t’i marrë vendimet.

Inteligjentët “mbrohen”

Efekt tjetër anësorë i të mbështeturit në përvojë kur është fjala për dashurinë, është se inteligjentët kanë tendenca të mbrohen apo ruhen më shumë. Ata kanë më shumë problem të jenë më të hapur sepse truri i tyre analitik asnjëherë nuk ndalon së reflektuari në rrethanat e të kaluarës kur janë hapur me dikë tjetër dhe që janë lënduar nga ky proces.

Për këtë arsye, njerëzit tjerë mendojnë se personi është i ftohët – karakteristikë të cilën askush nuk e dëshiron te një partner.

Njerëzit inteligjentë duan vet të jenë beqarë

Njerëzit me inteligjencë të lartë mendojnë analitikisht, edhe kur vjen fjala për gjërat si lidhjet e dashurisë. Prandaj, njerëzit inteligjentë e kuptojnë se të qenit vetëm është më mirë sesa të qenit me personin e gabuar. Ky është vendim tejet i menduar dhe i arsyeshëm.

Pra, në esencë, njerëzit inteligjentë janë beqarë sepse duan të jenë beqarë.

Continue Reading

Lifestyle

Pluhuri afrikan pritet të mbulojë Athinën dhe Kretën në Greqi

Autoritetet janë në alarm “të kuq” për shtatë ditët e ardhshme, pasi sipas parashikimeve të ekspertëve pritet të ketë një përqendrim të madh të pluhurit afrikan në atmosferë.

Nëse parashikimet vërtetohen, përqendrimi i pluhurit afrikan në atmosferë do të jetë veçanërisht i lartë dhe spitalet dhe autoritetet kompetente do të duhet të mobilizohen menjëherë, për grupet vulnerabël dhe qytetarët me probleme të frymëmarrjes.

Më konkretisht, nga dita e sotme, e premte, 17 maj, deri të enjten, 23 maj, pluhuri afrikan pritet të mbulojë vendin, ndërsa do të ketë edhe rritje të temperaturës.

Efektet do të intensifikohen gjatë fundjavës dhe do të zgjasin të paktën deri të enjten.

Deri më tani, ato pritet të tërhiqen gradualisht të premten.

Parashikimet tregojnë se zonat ku fenomeni do të jetë më intensiv janë Kreta dhe Athina.

Në këto dy zona pritet një përqendrim i lartë i pluhurit afrikan, por të dhënat e deritanishme nuk tregojnë se fenomeni do të ngjajë me pamjet e frikshme të ndodhura muajin e kaluar.

Efektet do të jenë më të dobëta në Peloponez, ndërsa Greqia e Veriut nuk duket të jetë prekur deri më tani.

Në të njëjtën kohë, në të njëjtat ditë merkuri do të rritet ndjeshëm dhe temperaturat do të lëvizin në kufijtë e valës së të nxehtit, por pa i tejkaluar ato.

Në Kretë temperaturat “do të arrijnë” deri në 35 gradë Celsius.

Harta tregon përqendrimet e vlerësuara të pluhurit pranë tokës për orët e mbrëmjes të së premtes 17/05 në të gjithë vendin, ndërsa grafikët e ngulitur paraqesin përqendrimet e pluhurit në lartësi në tre qytete të zgjedhura (Athinë, Kalamata, Heraklion).

Continue Reading

Lifestyle

Gjërat për të cilat njerëzit ju gjykojnë më së shumti

Shoqëria sot përballet me një varg problemesh sociale e një ndër to është edhe paragjykimi. Madje, njerëzit shkojnë aq larg, duke bërë gjykime edhe për gjërat më të vogla që ndoshta ju nuk u kushtoni fare rëndësi.

Ngjyra e rrobave

“Psychology Today”, thotë se njerëzit gjykojnë në bazë të ngjyrave të rrobave tuaja. Nëse ju visheni më shumë me ngjyrë të zezë do të thotë se jeni person më serioz dhe më artistik, ndërsa personat që preferojnë ngjyrat si e kuqja, cilësohen më energjik dhe më të hapur.

Kafshimi i thonjve

Nga anketa të ndryshme është vërtetuar se personat të cilët hanë thonjtë e tyre ose lëvizin këmbët gjatë qëndrimit ulur janë më të stresuar.

Këpucët

Njerëzit kanë shkuar deri tek ky element. Psikologët kanë treguar se këpucët luajnë një rol të rëndësishëm në përshtypjen që njeriu krijon tek të tjerët. Për shembull, lloji i këpucëve tregon moshën, pjekurinë, personalitetin, gjininë, nivelin intelektual e gjëra të tjera.

Mënyra si ju i shtrëngoni duart

Për këtë mund të kemi dëgjuar edhe më parë. Shtrëngimi i duarve mund të tregojë vendosmëri, fuqi dhe guxim apo në anën tjetër, dobësi, frikë dhe vetë-dyshim.

Shkrimi juaj

Personat të cilët shkruajnë me shkronja të vogla janë më të ndrojtur dhe më të rezervuar përkundër personave që shkruajnë me shkronja të mëdha që mendohet të jenë më të hapur.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING