Bota
Lukashenko: Duan të na tërheqin drejt Luftës së 3 Botërore
Bjellorusia dhe Rusia së bashku do të qëndrojnë të patundura kundër çdo përpjekjeje të “nazistëve të ditëve moderne” ose forcave të tjera shkatërruese që duan t’i tërheqin në një skenar të Luftës së Tretë Botërore përmes konfliktit në Ukrainë, ka deklaruar presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko.
“Ne mund të shohim se forcat naziste, fashiste dhe të tjera shkatërruese po bëjnë përpjekje për të rishkruar historinë dhe për të justifikuar veprimet e tyre kriminale, si të asaj periudhe ashtu edhe sot,” i tha Lukashenko guvernatorit të Shën Petersburgut, Aleksandër Beglov.
“Ata po përpiqen të na tërheqin në një luftë të tretë botërore përmes konfliktit në Ukrainë. Por unë jam i bindur për një gjë, ata dështuan të shkatërrojnë kombet tona atëherë, dhe nuk do të kenë sukses as sot,” u shpreh presidenti bjellorus.