Connect with us

Aktualitet

Lëvizte me makinë të blinduar, si dështuan dy atentatet më parë ndaj Nikulajt

Biznesmeni nga Lezha Ardian Nikulaj duket se i ruhej një atentati të mundshëm pasditen e 19 prillit, kur edhe u qëllua me 7 plumba dhe humbi jetën. Burime konfidenciale thonë se Nikulajt i janë bërë disa herë tentativa për ta eliminuar, dy nga të cilat viteve të fundit.

Në vitin 2019, në Shëngjin do të përhapeshin zëra se në zonë kishte mbërritur një vrasës me pagesë, i cili ishte paguar për të ekzekutuar Nikulajn. Alarmi i ngritur bëri që atentati të mos finalizohet, pasi në atë kohë organet ligjzbatuese do të merrnin informacionet në kohë dhe autorët do të tërhiqeshin.

Së fundmi, thotë një tjetër burim konfidencial, dyshohet se disa persona të kenë paguar një grup që operon në jug të vendit, që të organizonin vrasjen e Nikulajt. Ky grup, pasi merr përsipër organizimin, tenton të rekrutojë një vrasës me pagesë.

 

 

Tentativë, e cila sërish do të dështonte, pasi atentati dekonspirohet dhe nga ai moment, Ardjan Nikulaj shtoi sigurinë dhe lëvizte me makinë të blinduar. Por, kjo situatë nuk zgjati shumë. Nuk dihet ende nëse dora që e vrau është ajo e porositësve të dy tentativave të mëparshme për eliminimin e Nikulajt.

Advertisement