Politike
Atentate nga vende jo mike? Berisha zbulon të pathënat
Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se ndonjë vend jo mik me Shqipërinë, mund edhe të ketë përgatiru ndonjë atentat kundrejt tij. Në një intervistë ‘fiction’ në ‘Zonë e lirë’, Berisha tha se mund të jetë përgatitur edhe diçka e tillë, por që ai nuk është shqetësuar. Ai shtoi se politika i ka edhe këto gjëra dhe se ai i pret.
Pjesë nga intervista:
Zoti Berisha, ju u keni shpëtuar shumë atnetateve gjatë karrierës tuaj. A keni dyshuar ndonjëherë se ndonjëri mund të jetë përgatitur nga ndonjë vend jo mik?
Ndonjë rast edhe mund të kem patur, por kjo nuk më ka ndaluar mua. Kështu është politika, mund të ketë edhe gjëra të tilla.