Politike
Rama kërcen mes turmës: Tallavasë t’i marrin të keqen
Kryeministri Edi Rama është shfaqur sërish duke kërcyer nën ritmet e këngës tallava “Përpara”, melodia që është përzgjedhur për fushatën elektorale të PS-së në zgjedhjet e 14 majit.
Rama këtë herë u ndal në Elbasan, ndërsa shijoi ritmet e muzikës me qytetarë, duke kërcyer me disa zonja. Mes të tjerash ai ironizoi opozitën, duke e krahasuar si apendiciti, zorrë qorre. Fushatës sot iu bashkua edhe këngëtari që ka bërë këtë këngë, Petrit Vullkani, i cili performoi live.
“E hoqa apendicitin, zorrën qorre u quaka. Tani duhet të heqim zorrën qorre të Shqipërisë në 14 maj. Zorra qorre e Shqipërisë nuk është se na ndalon dot të shkojmë përpara, por na pengon që të shkojmë shumë më shpejt përpara. Dhe ashtu siç është, na turpëron të gjithëve. Zorra qorre te Shqipërisë na turpëron ndërkombëtarisht, botërisht. Siç duhet të ndihet i turpëruar çdo demokrat këtu që i është ofruar një zorrë qorre, ose më saktë një nga kokat e zorrës qorre, Xhikja, që e njohin të gjithë shqiptarët. Ne kemi vendosur që mos të kemi në këtë fazë të fushatës tribuna. Gjatësia ime më ndihmon pak, se Damiani nuk pa asgjë kur foli.”, tha Rama.
Mes të tjerash Rama: “U tha që është stadiumi i lirisë. Fjalët i merr era, veprat mbeten. Askush nuk e imagjinonte që do sillnim një finale në Tiranë, mbajeni mend që do sjellim Grand Prix e Formula Uno-s në Elbasan brenda vitit 2030. Të gjitha lidhen me ekonominë, nuk bëhet fjalë për një garë. Është fjala për një industri të tërë. Ka gara të panumërta që mund të organizohen. Nuk do e ndërtojmë si kinostudion e Luçit, është më keq se Luli. të jesh më bosh se Luli nuk e di. Më dërgon Damiani ndonjë pikante të këtij se e kam qejf shumë. Aktori ka gjetur sheshin e xhirimit për të luajtur filmin e tij. Burri i huaj atje, se më shqetëson kur janë dhe të gjatë, se kur bën nga këto nuk ke ku fshihesh. Ai i vogli i zorrës qorre i ka rënë demokratëve që ta votojnë. Bashkë Fitojmë, po me kë, me të voglin e zorrës qorre. Gjithë ai zdap, si puna ime. Del atje me gjithë kollaren, mashtruesit e kanë pikë të dobët. dhe me një ekran flasin për ndryshimin dhe çlirimin nga Rilindja.”.