Connect with us

Politike

Forumi i biznesit/ Ambasadorja e BE: Sfidë mbetet korrupsioni

Ambasadorja e Delegacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann në një komunikim për mediat u shpreh se Bashkimi Europian do të mbështesë Shqipërinë.

Ajo u ndal edhe tek disa problematikat kryesore me të cilat përballe sot investuesit.

“Ka pasur përfitime që janë sjellë nga digjitalizimi i shërbimeve. Investuesit tregojnë qartë disa nga sfidat që ende mbetet, si për shembull si do të trajtohet informalitetit. Çrrënjosja e korrupsionit, promovimi i konkurrencës së drejtë si edhe promovimin e procedurave  transparente të prokurimit publik, parashikueshmërinë ligjore, zbatimin e ligjit dhe ata nuk duan as të ketë vonesa në gjykata. Pra as që të ketë certifikata që paqarta pronësie. Shqipëria ka ecur shumë përpara. Përfaqësuesit e bizneseve na tregojnë që ka ende shumë punë, zgjidhja e këtyre çështje do të krijojë vende punë dhe do të sjellë më shumë investime si edhe do të heqë pak trysninë që sjell edhe rrjedhja e trurit”, tha ambasadorja e BE.

Po ashtu shtoi se BE ka miratuar investime shumë të rëndësishme për vendin.

 

 

“BE do të vijojë të mbështesë Shqipërinë. Ne do të investojmë në mënyrë madhore. BE ka miratuar investime shumë të rëndësishme për shifrën 5.7 mld euro duke u fokusuar tek transporti dhe struktura e energjisë. Duke qenë se jemi donatori numër 1 në Shqipëri, ne edhe mbulojmë shumë fusha, por përqendrohemi tek inkurajimi i aftësive për biznes”, tha ajo.

Advertisement