Connect with us

Bota

Putin i ashpër me perëndimin: Mundohet të na imponojë rregullat e vet

Perëndimi po përpiqet të imponojë rregullat e veta për të gjithë, por Federata Ruse nuk do t’i ndjekë ato. Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi me Këshillin e Ligjvënësve në Shën Petersburg.

“Partnerët tanë, ose më saktë ish-partnerët në rastin e disa vendeve, po shkatërrojnë në mënyrë maniake kuadrin ligjor dhe kanalet e dialogut, duke u përpjekur të imponojnë opinionet e tyre dhe të ashtuquajturat rregullat e tyre për të gjithë. Kush i ka parë këto rregulla, kush i ka shkruar? Ata i shkruajnë diku të fshehura nën kopertina. Por ne nuk do të zvarritemi nën mbulesën e tyre, as nuk do t’i ndjekim rregullat e tyre”-tha Putin.

Advertisement